Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica prej tyre të ndërlidhura me dhunën në familje.
Sipas të dhënave zyrtare 40 raste kanë qenë të natyrës së dhunës në familje, një rast i raportuar për dhunim, dy raste për shkelje të Urdhrit të Mbrojtjes (UM).
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe veprime të tjera procedurale dhe mbështetëse 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 11 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME), një kërkesë për vazhdim të UM-së, një kërkesë për ndryshim të UM-së.
Po ashtu, ZMNV ka raportuar 12 aktvendime të aprovuara një aktvendim të ndërprerë, 77 seanca gjyqësore,18 seanca në prokurori, 53 këshilla juridike, 9 aktgjykime dënuese, një kërkesë për kompensim nga fondi për viktima, dy përfaqësime rastesh në polici, dy përfaqësime rastesh në strehimore, 8 referime rastesh në QPS.
ZMNV vazhdon të ofrojë mbështetje ligjore, psikologjike dhe institucionale për viktimat, duke u angazhuar në mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së tyre në të gjitha komunat e Kosovës.
Burimi: botasot.info


