shifra marramendese kaq paguhet eshrefi per nje episod 68fe49bce6058

Shifra marramendëse! Kaq paguhet ‘Eshrefi’ për një episod

October 26, 2025
1 minut lexim

Gazetarja turke Müge Dağıstanlı ka zbuluar shifrat e reja të pagesave për aktorët më të paguar të serialeve turke të këtij sezoni televiziv.

Sipas raportimit të publikuar në “Onedio”, prodhimet më të bujshme të momentit si “Eşref Rüya”, “Uzak Şehir” dhe “Veliaht” kanë arritur kosto rekord për çdo episod, me buxhete që kalojnë edhe 25 milionë lira turke.

Sipas të dhënave të publikuara, seriali “Eşref Rüya” kushton rreth 26 milionë TL për episod — afërsisht 740 mijë euro. Në të, aktori Çağatay Ulusoy merr rreth 3.1 milionë TL (90 mijë euro) për episod, ndërsa partnerja e tij Demet Özdemir rreth 2 milionë TL (57 mijë euro).

Në serialin tjetër, “Uzak Şehir”, kostoja arrin 22 milionë TL për episod (rreth 628 mijë euro), ndërsa Kenan İmirzalıoğlu, që luan rolin kryesor, paguhet me 4.4 milionë TL (126 mijë euro) për episod. Krahas tij, Afra Saraçoğlu përfiton 2.4 milionë TL (69 mijë euro) për çdo xhirim.

Ndërkohë, seriali “Veliaht” ka buxhet rreth 20 milionë TL për episod (571 mijë euro), duke hyrë kështu në listën e prodhimeve më të shtrenjta të këtij sezoni televiziv në Turqi.

Sipas Dağıstanlı, rritja e kostove lidhet me konkurrencën e ashpër mes platformuave digjitale dhe kanaleve kombëtare që po garojnë për aktorët më të kërkuar në tregun turk të argëtimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veshalli per here te pare nje rom propozohet per vendimmarrje ne qeveri 68fe489942691
Lajmi i mëparshëm

Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri

haqim ramadani nderi morali dhe dinjiteti vlejne me shume se cdo post publik 68fe5335e82f7
Lajmi i radhës

Haqim Ramadani: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë