shi qe bie nje here ne 300 vjet reshje masive paniku pushton tajlanden 692705c869d6f

“Shi që bie një herë në 300 vjet”/ Reshje masive, paniku “pushton” Tajlandën

November 26, 2025
1 minut lexim

33 të vdekur e mbi 130 mijë të zhvendosur është deri tani bilanci i reshjeve masive të shiut dhe përmbytjeve rekord që kanë goditur pjesë të Tajlandës, duke detyruar autoritetet të dërgojnë anije ushtarake dhe helikopterë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.

Vërshimi i ujërave ka përfshirë dhjetë provinca në të gjithë jugun e vendit. Qyteti Hat Yai, një qendër biznesi në kufi me Malajzinë, ka regjistruar sipas BBC-së nivelin më të lartë të reshjeve në 300 vjet -që është 335 mm në një ditë të vetme.

Pamjet tronditëse nga Tajlanda tregojnë automjete dhe shtëpi të zhytura në ujë, me banorët e dëshpëruar që presin shpëtim në çatitë e tyre. Shirat e pandërprera kanë gjunjëzuar edhe vendet fqinje. Në Vietnam, numri i të vdekurve është rritur në 98 brenda një jave, ndërsa në Malajzi, më shumë se 19,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Shirat e rrëmbyer sezonalë janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit në Azinë Juglindore, por rrallëherë janë regjistruar në rajon nivele përmbytjesh si këtë vit.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazi toksik gjendet ne hotelin e stambollit ku vdiq familja nga hamburgu 69270413634e8
Lajmi i mëparshëm

​Gazi toksik gjendet në hotelin e Stambollit ku vdiq familja nga Hamburgu

prokuroria informon nxenesit per dhunen me baza gjinore 69270af413437
Lajmi i radhës

Prokuroria informon nxënësit për dhunën me Baza Gjinore

Të fundit nga

ShkoLartë