shi dhe bore diteve te ardhshme temperaturat zbresin deri ne 0c 69274332ea6ae

Shi dhe borë ditëve të ardhshme, temperaturat zbresin deri në 0C

November 26, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 25.11.2025

Reshje të shiut që përfshinë vendin gjatë natës, vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë. Paradite parashihet të pushojnë, e mbetet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë nga mesdita.

Temperaturat në rënie, zbresin deri në 1C e 4C, ndërkohë që pjesëve lindore e qëndrore të vendit, pasdite fillojnë edhe të reshurat e dëborës. Vetëm në pjesë më të ulëta, nga Dukagjini, do të jenë të përziera me apo vetëm të shiut. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.

Reshjet e borës parashihet të vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës premtë duke formuar shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta. Lokalisht mund të vazhdojnë orëve të pasdites. Reshjet e dëborës rikthehen natën me kalimin në ditën e shtunë.

Temperaturat mbesin të ulëta, ndërmjet -1C e 2C. Frynë erë e ftohtë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Të shtunën mbetet mot kryesisht i vranët, me vransira të ulëta. Ditën e diel gradualisht vransirat pritet të shpërndahen. Të hënën mbeten më shumë vransira, mirëpo temperaturat shënojnë një rritje deri në 8C e 9C. Era ndryshon drejtimin në jugore e juglindje, e frynë e lehtë 1-3m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

13 te vdekur pasi zjarri perfshiu blloqet e kullave te banimit ne hong kong 6927424376511
Lajmi i mëparshëm

13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong

belen rodriguez u perball me veshtiresi gjate nje interviste shpjegon se cfare i ndodhi 69274452e907a
Lajmi i radhës

Belen Rodriguez u përball me vështirësi gjatë një interviste, shpjegon se çfarë i ndodhi

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë