shfrytezoi te rene per prostitucion ne shqiperi dhe itali per 3 vite arrestohet 42 vjecari ne kavaje 68f771833112c

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë

October 21, 2025
1 minut lexim

Është arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, në Shqipëria dhe Itali.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas kallëzimit të bërë nga vetë viktima, e cila ka treguar se ishte detyruar të ushtronte prostitucion nën presionin dhe shfrytëzimin e shtetasit Fatmir Ibrahimi, 42 vjeç, banues në Kavajë.

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 42-vjeçarit, ndërsa për viktimën është siguruar akomodimi dhe mbrojtja në një qendër të posaçme, në bashkëpunim me shërbimet sociale.

Policia e Durrësit bën të ditur se hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme në ngarkim të të arrestuarit, i cili do të përballet me akuzat për “Trafikim të personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy prej gjashte te akuzuarve e pranojne fajesine per huliganizem ne veri te kosoves 68f770e185875
Lajmi i mëparshëm

Dy prej gjashtë të akuzuarve e pranojnë fajësinë për huliganizëm në veri të Kosovës

apple i afrohet vleresimit prej 4 trilione dollaresh ndersa aksionet rriten per shkak te kerkeses se forte per iphone 17 68f771af08ba1
Lajmi i radhës

Apple i afrohet vlerësimit prej 4 trilionë dollarësh, ndërsa aksionet rriten për shkak të kërkesës së fortë për iPhone 17

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë