shfaqen serish drone danimarka ne alarm mbyllen 4 aeroporte 68d514c556e3b

Shfaqen sërish dronë/ Danimarka në alarm, mbyllen 4 aeroporte

September 25, 2025
1 minut lexim

Të mërkurën në mbrëmje në Danimarkë pati sërish kaos, pasi katër aeroporte pezulluan përkohësisht operacionet e tyre sepse dronë të paidentifikuar u panë në pjesë të ndryshme të vendit.



Katër aeroporte në Danimarkë pezulluan operacionet e tyre për shkak të shfaqjes së dronëve që u panë në pjesë të ndryshme të vendit, dy ditë pasi aeroporti ndërkombëtar i Kopenhagenit u mbyll për të njëjtën arsye.

Aeroportet e prekura janë ai i Aalborgut, Esbjergut, Sønderborgut dhe Skrydstrupit, ku ndodhet baza Fighter Wing Skrydstrup, shtëpia e avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

Policia tha se kishte ngjashmëri midis incidenteve, duke vënë në dukje se pezullimi i aeroportit të Aalborgut ndikon edhe tek Forcat e Armatosura të vendit, pasi ai përdoret edhe si bazë ushtarake.

Është shumë herët për të thënë se cili është objektivi i dronëve dhe kush qëndron pas tyre”, tha një zyrtar i policisë, ndërsa hetimet e autoriteteve janë duke vazhduar.

Herët në mëngjes policia reagoi duke sqaruar se dronët e paidentifikuar të vërejtur në Jutlandin e Veriut nuk janë më mbi hapësirën ajrore të Aeroportit të Aalborgut, pas 3 orësh nën alarm.

Policia e Jutlandit të Veriut nënvizon se po monitorohet nga afër situata në Aalborg, por nuk mund të thuhet se sa dronë janë përfshirë në këtë incident.

“Ende nuk mund të komentojmë për qëllimin e dronëve që fluturojnë në zonë, as nuk mund të themi asgjë se kush është autori i krimit. Nëse na jepet mundësia, do t’i rrëzojmë dronët”, tha një inspektor policie.

Sulmi me dron preku forcat e armatosura daneze dhe u përshkrua si “sulmi më serioz ndaj infrastrukturës daneze deri më sot” nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje takim me trump do zgjidhe krizen mes vendeve tona presidenti brazilian shpresoj te mbahet sa me shpejt 68d51087a97a5
Lajmi i mëparshëm

“Një takim me Trump do zgjidhë krizën mes vendeve tona”, presidenti brazilian: Shpresoj të mbahet sa më shpejt

totaj pas disa dekadash prizreni po behet me qendren e dyte te mjekesise familjare 68d515af207c7
Lajmi i radhës

Totaj: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare

Të fundit nga

ShkoLartë