sherrin kemi me ia pa edhe me tutje ramosaj reagon ashper ndaj kurtit pas deklarates se rashiqit 69ae7633efeb6

“Sherrin kemi me ia pa edhe më tutje” – Ramosaj reagon ashpër ndaj Kurtit pas deklaratës së Rashiqit

March 9, 2026
min lexim

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas debatit të fundit që është hapur rreth çështjes së 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit dhe deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramosaj ka kritikuar veprimet dhe vendimet e Kurtit, duke thënë se ato nuk e befasojnë.

“Personalisht nuk çuditem me veprimet dhe vendimet e këqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjikën antishtetërore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues. Sherrin kemi me ia pa edhe më tutje”, ka shkruar Ramosaj.

Reagimi i tij vjen pasi ministri Nenad Rashiq deklaroi se Kurti i kishte thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit për 24 hektarët e tokës së Manastirit të Deçanit po bëhej “për shkak të tij”, deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në skenën politike.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se Rashiq është ngatërruar në interpretimin e çështjes dhe se bëhet fjalë për pranimin e kërkesës për vizitën e Patriarkut Porfirije, e jo për vendimin lidhur me tokën e Manastirit të Deçanit.

Ndërkohë, edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar duke thënë se nëse Kurti nuk e demanton deklaratën e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, atëherë kjo do të ishte “më shumë se tradhti kombëtare”.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe figura të tjera opozitare.

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarata e Rashiqit e “zhvesh plotësisht” Kurtin nga retorika që ai e ka përdorur për këtë temë ndër vite.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar duke thwnw se deklarata e ministrit Rashiq hedh dritë mbi mënyrën se si është marrë vendimi për tokën e Manastirit të Deçanit.

Reagime ka pasur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë theksuar se deklaratat e ministrit Rashiq tregojnë “fytyrën e vërtetë të pushtetit”.

Po ashtu, edhe këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka deklaruar se çështjet e sovranitetit nuk mund të trajtohen si favore personale.

Ajo tha se lejimi i përfshirjes së kësaj çështjeje në marrëveshje përbën, një nga dështimet më të rrezikshme strategjike ndaj Republikës së Kosovës.

Debati për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit është rikthyer në qendër të diskutimit publik pas deklaratave të fundit dhe reagimeve të shumta nga spektri politik në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a mund ta godase irani shqiperine me raketa eksperti shpjegon harten dhe tregon skenaret 69ae75bbdb2d5
Lajmi i mëparshëm

A mund ta godasë Irani Shqipërinë me raketa? Eksperti shpjegon hartën dhe tregon skenarët

grupi i pare i te evakuuar nga emiratet e bashkuara mberrin ne shkup 69ae9ce07807d
Lajmi i radhës

Grupi i parë i të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara mbërrin në Shkup

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë