54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal në zonën e parkut të Korçës, mbrëmjen e 31 gushtit 2025.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje. Mësohet se në sherr janë përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.
Pas kësaj, Ilir Shuku, Dritan Pine, dhe Gersi Dervishi, dyshohet se kanë përdorur thika gjatë përplasjes duke plagosur 3 persona.
Gjatë sherrit të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri në bark, njëri në sy dhe tjetri në gjoks, të tre jashtë rrezikut për jetën. Të dëmtuarit janë të moshës 31, 34 dhe 35 vjeç.
Burimi: botasot.info


