sherri masiv ne korce lihet ne burg 54 vjecari detyrim paraqitje per te akuzuarit e tjere 68b97b0438372

Sherri masiv në Korçë/ Lihet në burg 54 vjeçari, “detyrim paraqitje” për të akuzuarit e tjerë

September 4, 2025
1 minut lexim

Përfundon seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Korçë, ku mbetën të plagosur tre persona.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 54 vjeçarin Dritan Pino, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata duke e lënë në burg këtë të fundit.

Për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje”, e cila po ashtu u pranua nga gjykata.

Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi ai ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria speciale e kosoves ne konferencen rajonale per krimet e luftes 68b97a6935da0
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

eklipsi i rralle henor kur pritet te shfaqet hena e pergjakur 68b97b2e28cc6
Lajmi i radhës

Eklipsi i rrallë hënor, kur pritet të shfaqet “Hëna e përgjakur”

Të fundit nga

ShkoLartë