sherr ne plazhin e kavaleshences perplasje fizike mes dy te rinjve dhe punonjesit te plazhit 687c10368ed08

Sherr në plazhin e Kavaleshencës, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të plazhit

July 19, 2025
1 minut lexim

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme (i njohur si Kavaleshenca) në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe një punonjës i plazhit që kujdesej për rregullin në plazh dhe mirëmbajtjen e çadrave.

Përplasja ka nisur pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit u ka bërë dy të rinjve, të cilët po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Kjo ka shkaktuar një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike.

Sipas burimeve, punonjësi u ofendua dhe u shty nga të rinjtë, duke e hedhur në tokë. Situata u përshkallëzua për pak minuta, por fatmirësisht u neutralizua falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, shumica e të cilëve janë punonjës policie, që ndodheshin pranë dhe arritën të qetësonin palët.

Në lidhje me konfliktin nuk ka pasur asnjë  njoftim në policinë e Durrësit, duke e mbyllur rastin me aq, por për disa pushues të pranishëm ngjarja është tejet shqetësuese pasi lidhet me sigurinë në një plazh që duhet të jetë nga më të sigurtët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

manasievski filipce po e fundos lsdm ne shukova eshte viktima e radhes ne zgjedhjet lokale 687c06d6063f7
Lajmi i mëparshëm

Manasievski: Filipçe po e fundos LSDM-në, Shukova është viktima e radhës në zgjedhjet lokale

llapi prezanton ajvazin 687c10ae47221
Lajmi i radhës

Llapi prezanton Ajvazin

Të fundit nga

ShkoLartë