sherr ne familje vellai godet me thike vellane i plagosuri e mbron para policise e pesojne te dy 68ac2fe44b683

Sherr në familje, vëllai godet me thikë vëllanë! I plagosuri e ‘mbron’ para policisë, e pësojnë të dy

August 25, 2025
1 minut lexim

Një konflikt në familje që duket se nisi për arsye banale, ka përfunduar në plagosjen e një 48-vjeçari nga vëllai i tij.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasin B. H., 49 vjeç ka goditur me thikë vëllanë e tij, i cili pasi ka marrë ndihmë në spital është larguar për në shtëpi.

Ndërkohë në pranga ka rënë autori, e ndërsa i plagosuri është proceduar penalisht pasi në polici nuk ka deklaruar të vërtetën mbi ngjarjen, e duke tentuar fshehjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jasharaj duam rritje pagash per mesimdhenesit e kontrata kolektive nagavci beri gabimin e njejte me librat 68ac2f413680c
Lajmi i mëparshëm

Jasharaj: Duam rritje pagash për mësimdhënësit e kontrata kolektive, Nagavci bëri gabimin e njëjtë me librat

samsung sjell vizionin ai home te jetuarit e se ardhmes tani ne ifa 2025 68ac3016bd876
Lajmi i radhës

Samsung sjell vizionin “AI Home: Të jetuarit e së ardhmes, tani” në IFA 2025

Të fundit nga

ShkoLartë