sherr me thika ne bilisht plagosen 2 persona 68dd82f6ca291

Sherr me thika në Bilisht/ Plagosen 2 persona

October 1, 2025
1 minut lexim

Një sherr masiv është rregjistruar në qytetin e Bilishtit, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve.

Burime bëjnë me dije se T. Ç., i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeçar me inicialet G.M.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin. Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

T. Ç. u konfliktua me 39-vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39 vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

daut beqiri nga vlen haracinen e lane pas dore ne flasim per projekte konkrete 68dd819193494
Lajmi i mëparshëm

Daut Beqiri nga VLEN: Haraçinën e lanë pas dore- ne flasim për projekte konkrete

elseid hysaj nuk po kalon nje moment te mire ne serie a 68dd8356517b6
Lajmi i radhës

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë në Serie A

Të fundit nga

ShkoLartë