sherr me mjete te forta mes disa te rinjve dhe biznesmeneve ne lumin e shales plagosen rende dy persona 6881e2d7e1d8e

Sherr me mjete të forta mes disa të rinjve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës, plagosen rëndë dy persona

July 24, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy te rinj kane mbetur te plagosur rende.

Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, çka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

Ne zone nuk ka prani te përhershme te policisë, ndaj ngjarje të tilla nxjerrin në pah nevojën urgjente për patrullim të përhershëm gjatë gjithë sezonit turistik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia nen sac te respektohen rekomandimet per mbrojtje nga temperaturat e larta 6881d97b422c2
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia “nën saç”, të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta

heung min son ne bisedime te avancuara me klubin amerikan transferimi mund te ndodhe kete vere 6881e313f1b8b
Lajmi i radhës

Heung-min Son në bisedime të avancuara me klubin amerikan, transferimi mund të ndodhë këtë verë

Të fundit nga

ShkoLartë