sherr me grushte dhe sende te forta mes nje grupi personash ne vlore 6a39ae5747e8e

Sherr me grushte dhe sende të forta mes një grupi personash në Vlorë

June 22, 2026
1 minut lexim

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, dhe duke sulmuar një makinë të parkuar me sende të forta.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hoxha besoj se kete here ka me shume shanse qe te krijohet nje shumice me stabile 6a39add603186
Lajmi i mëparshëm

Hoxha: Besoj se këtë herë ka më shumë shanse që të krijohet një shumicë më stabile

qatargate gjyqesori belg leshon urdherarrest per ish komisionerin e be se dimitris avramopoulos 6a39aeb0a5eeb
Lajmi i radhës

Qatargate: Gjyqësori belg lëshon urdhërarrest për ish-Komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos

Të fundit nga

ShkoLartë