Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, FSB ka deklaruar se ka penguar një komplot nga spiunët ukrainas dhe britanikë për të rekrutuar një pilot rus. Ata pretendojnë se sipunët i ofruan pilotit 3 milionë dollarë për të vjedhur një avion luftarak MiG-31 të armatosur me një raketë hipersonike Kinzhal.
FSB shtoi se piloti do ta fluturonte aeroplanin drejt një baze ajrore të NATO-s në Konstanca të Rumanisë, ku do të rrëzohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore. FSB tha se Ukraina dhe Britania po planifikonin një provokim në shkallë të gjerë.
Kinzhal është një raketë balistike e lëshuar nga ajri që Moska thotë se është supersonike, e aftë të arrijë shpejtësi shumë të larta dhe të manovrojë për të shmangur zbulimin dhe rrëzimin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Moska e ka akuzuar prej kohësh Londrën për nxitjen e luftës në Ukrainë dhe se anëtarë të inteligjencës britanike po ndihmojnë Kievin të kryejë një sërë operacionesh thellë brenda territorit rus.
Burimi: botasot.info


