sherbeu si zv kryeminister dhe minister bujqesie nderron ne moshen 79 vjecare zyhdi pepa 6953baaf58930

Shërbeu si zv.kryeministër dhe ministër Bujqësie, ndërron në moshën 79-vjeçare Zyhdi Pepa

December 30, 2025
1 minut lexim

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta.

Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla.

Zyhdi Pepa shërbeu si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare.

Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe riorganizimit të institucioneve shtetërore pas rënies së regjimit komunist.

Në të njëjtën periudhë, Pepa ushtroi edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, duke qenë pjesë e qeverisë së stabilitetit që kishte për detyrë menaxhimin e tranzicionit politik dhe institucional të vendit.

Qeveria ku ai mori pjesë ishte e përbërë nga përfaqësues të spektrit të ndryshëm politik dhe synonte garantimin e rendit, reformave bazë dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.

Ai ushtroi detyrën si zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ylli Bufit dhe më pas në atë të Vilson Ahmetit.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vitinja iniesta dhe modric jane idhujt e mi 6953b9d33bf6b
Lajmi i mëparshëm

Vitinja: Iniesta dhe Modriç janë idhujt e mi

aktakuze ndaj s a per krime lufte dyshohet se mori pjese ne vrasjen e 13 civileve ne gjilan 6953bade2bc46
Lajmi i radhës

Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan

Të fundit nga

ShkoLartë