sherbente si bankomat i mafias shqiptare arrestohet 52 vjecari italian ne ekuador 68cc6084f0bfb

Shërbente si “bankomat” i mafias shqiptare, arrestohet 52-vjeçari italian në Ekuador

September 18, 2025
1 minut lexim

Policia ekuadoriane ka arrestuar Panfilo Colonico, një italian 52-vjeçar që dyshohet se shërbente si “bankomati” i mafias shqiptare.

Sipas Ministrit të Brendshëm ekuadorian, Jhon Reimberg, burri i njohur si Benny që kishte edhe nënshtetësi kanadeze, paraqitet si sipërmarrës, por në realitet ka lidhje me një organizatë kriminale shqiptare të dedikuar për pastrim parash, trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve publikë.

Në vitin 2022, ai u akuzua për ngacmim të një prezantuese televizive. Dhe në vitin 2023, ai u rrëmbye në mes të ditës nga restoranti i tij në Guayaquil nga një komando i armatosur që hiqej si polic.

Pas pesë ditësh “robërie”, ai u shfaq në restorantin e tij me një taksi që dyshohet se mori pas lirimit të rrëmbyesve të tij.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barduani pret ne takim komandantin britanik diskutojne sigurine ne kosove dhe rajon 68cc5fe4ca982
Lajmi i mëparshëm

Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

ia mund te parashikoje semundje vdekjeprurese 10 vite perpara se te shfaqen 68cc60af15a3d
Lajmi i radhës

IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

Të fundit nga

ShkoLartë