shenjterimi i nene terezes mesazhi i rames dhe begajt 68ba9972d3a2b

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

September 5, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezën.



Kreu i qeverisë mes rreshtash shkruan se Nënë Tereza ishte një grua e shenjtë me trup të vogël por me shpirt sa vetë bota.

“Me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Edi Rama.

Po ashtu edhe Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën. Presidenti Begaj vlerësoi veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.

“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve.  Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon.   Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”  – shkroi Presidenti.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

riemertimi i pentagonit ne departamentin e luftes trump pritet te nenshkruaje sot urdhrin ekzekutiv 68ba9665ec6e4
Lajmi i mëparshëm

Riemërtimi i Pentagonit në “Departamentin e Luftës”, Trump pritet të nënshkruajë sot urdhrin ekzekutiv

KSHZ 1
Lajmi i radhës

ODIHR fillon me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Të fundit nga

ShkoLartë