Këto shenja të Zodiakut e masin dy herë çdo shpenzim dhe rrallë e hapin kuletën për të tjerët
Disa njerëz e duan shpenzimin për vete, për të tjerët, për gjëra të vogla që u nxjerrin buzëqeshjen. Por ka edhe nga ata të tjerët… Ata që e shikojnë tri herë faturën, kujtojnë se u detyroheni 2 euro që nga viti 2019 dhe që zhduken në mënyrë misterioze sapo vjen radha për të paguar pijen.
Pyesni veten pse dikush sillet kështu? Përgjigjja mund të fshihet te shenja e horoskopit.
Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, mos u shqetësoni – kursimi është virtyt, vetëm mos e ktheni në koprraci!
Ja cilat janë shenjat që njihen si më koprracët e Zodiakut:
Gaforrja
Gaforret nuk e kanë qejf të shpenzojnë, jo se janë dorështrënguar, por sepse e duan rehatinë e shtëpisë më shumë se çdo gjë. Në vend të darkave të shtrenjta, ata zgjedhin të struken me një libër ose një film. Paratë i ruajnë për gjëra që i ngrohin emocionalisht, e kjo rrallëherë përfshin pagesën e kafes për të tjerët.
Bricjapi
Bricjapët duken seriozë dhe të tillë janë edhe me paratë. Logjika e tyre është e thjeshtë: paraja është fryt i mundit dhe nuk ka shans ta shpërdorojnë kot. Nuk harxhojnë asnjë cent pa parë një qëllim të qartë. Luks? Ndoshta. Por vetëm nëse ia vlen.
Peshqit
Peshqit nuk janë koprracë, ata thjesht nuk dinë ku u zhduken paratë! Shpenzojnë impulsivisht, ndonjëherë nga dhembshuria, ndonjëherë thjesht për të kënaqur të tjerët. Por kur vjen fundi i muajit… kuptojnë se e kanë tepruar dhe e kanë tejkaluar limitin në kartë.
Virgjëresha
Virgjëreshat i shënojnë të gjitha, edhe çdo cent të harxhuar. Janë të kursyera, të organizuara dhe dinë saktësisht sa kanë shpenzuar muajin e kaluar për ushqim, dhurata apo aplikacione. Për to, kontrolli mbi buxhetin është shenjë disipline personale.
Akrepi
Akrepat fshehin shumë gjëra, përfshirë edhe llogarinë e tyre bankare. Edhe pse e duan luksin, më mirë udhëtojnë vetëm se sa të ndajnë shpenzimet me të tjerët. Harxhojnë vetëm kur janë të sigurt që do t’u kthehet, ndërsa për financat nuk tregojnë as para më të afërmve.
Demi
Demi do të porosisë pjatën më të shtrenjtë në meny… dhe do të zhduket sapo të vijë fatura. Nuk e duan aspak që t’i bindësh të shpenzojnë. Mbajnë mend çdo borxh dhe nuk harrojnë as gjërat më të vogla. Nëse dikur keni harruar t’u ktheni kusurin – besoni, e mbajnë mend mirë.
Burimi: botasot.info


