shen nene tereza nderohet me meshe solemne ne 9 vjetorin e saj te shenjterimit 68bacbe0dc3e1

​Shën Nënë Tereza nderohet me meshë solemne në 9-vjetorin e saj të shenjtërimit

September 5, 2025
min lexim

Shën Nënë Tereza është nderuar sot me meshë solemne në 9 vjetorin e shenjtërimit të saj në katedralen e kryeqytetit.

Në tempullin fetar që mban emrin e saj u mblodhën besimtarë të shumtë dhe dashamirë të kauzës, ku u lexuan lutje nga vargjet e Biblës dhe u kënduan këngë në kor në lavdi të Shën Terezës.

Ipeshkvi, Dodë Gjergji nderoi angazhimin e të Dërguarit të Posaçëm të Atit të Shenjtë në Kosovë, Luigj Bardhin.

Dodë Gjergji: Kemi dashur që të fillojmë misionin tuaj në Kosovë me ndërmjetësimin e Nënë Terezës

“Në përvjetorin e shugurimit të kësaj Kishe, kemi nderin të presim edhe të Dërguarin e Posaçëm të Atit të Shenjtë për Kosovën, Luigj Bardhi. Kemi dashur që të fillojmë misionin tuaj në Kosovë me ndërmjetësimin e Nënë Terezës, pajtores së kësaj Kishe dhe bijës së popullit tonë dhe shpresojmë që ajo do të ju prijë mbarë në ditët e punës dhe të përfaqësimit të Atit të Shenjtë pranë nesh dhe pranë vendi tonë”, tha ai.

Delegati Apostolik për Kosovën, Luigj Bardhi, ndau gëzimet e tij për pjesëmarrjen në këtë ceremoni, si dhe përcolli bekimin e Papa Leonit të Vatikanit.

Luigj Bardhi: Feja e krishterë ka një prani antike dhe të vazhdueshme këtu në Kosovë

“Për mua është një motiv i madh gëzimi të mund të kremtoj me ju dhe për ju Eukaristinë në festën e Shën Nënë Terezës, në këtë katedrale të Prishtinës, e cila i është dedikuar asaj. Të gjithëve ju drejtoj përshëndetjet e mia, dhe si përfaqësues i Atit të Shenjtë në Kosovë, kam nderin të ndaj bekimin apostolik të Atit të Shenjtë, Leonit të XIV, si shenjë e hireve të shumta. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të përshëndes ipeshkvin në Prishtinë, Dodë Gjergjin, të cilin e përgëzoj, si dhe arqipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët dhe të gjithë besimtarët. Feja e krishterë ka një prani antike dhe të vazhdueshme këtu në Kosovë”.

Shën Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

calhanoglu zbulon endrren e madh 68bacbd38fd16
Lajmi i mëparshëm

Calhanoglu zbulon ëndrrën e madh

pamje te rralla ne bregdetin e vlores turistet filmojne nje balene ne afersi te karaburunit 68bacc84d3e9b
Lajmi i radhës

Pamje të rralla në bregdetin e Vlorës, turistët filmojnë një balenë në afërsi të Karaburunit

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë