shembjet ne theth berisha krim i shemtuar nuk eshte shkelur ligji i urbanistikes jane kabina pa themel 686e547bba98c

Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar! Nuk është shkelur ligji i urbanistikës, janë kabina pa themel

July 9, 2025
1 minut lexim

BerishaNjë terror dhe krim i shëmtuar po ushtohet mbi banorët e Thethit, me këtë akt do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thrthit për të larguar edhe ata turistë që u shkojnë si burim i vetëm të ardhurash për atë komunitet.

T’i thuash çmenduri nuk është se është qëllim që bazohet në një urrejtjet patologjike të një njeri, përroi psikik i të cilit prodhon 24 orën urrejtje dhe negativitet.

Asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xanun” është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtetë në moszbatim të ligjit në tokë të tyre ka vendosur kabina, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistiken, sepse ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje , por ndërtime me deklarim.

Por cilido që të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, kanë pronotuar nga Gjermani, Izraeli, Egjipti, nga Franca, Italia, kanë pronotuar pushimet dhe ky u dërgon aty banda me uniformë për t’jua çmontuar kabiniat dhe për zhvilluar një betejë kur banorë dhe turistë janë bërë së bashku.

Ky është një ç’fryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një turp urrejtjeje njerëzore. Në qoftë se janë bërë shkelje, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimin. Nuk ka shtet në bot që ndërhyn në mes të sezonit, kanë njoftime, kontrata. Prit të bjerë sezoni dhe vepto. Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore. Ky është një shpirt kërmë…

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

visar ademi do te jete kandidate i pavarur per komunen e gostivarit 686e4b1b24a44
Lajmi i mëparshëm

Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

maldini faleminderit zotit qe sjam perballur me messin 686e54f2eb3b2
Lajmi i radhës

Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin

Të fundit nga

ShkoLartë