shembet nje pjese e trotuarit ne aksin pogradec qafe plloce demtohen rrjetet nentokesore rrezikohet jeta e kembesoreve 6936f0b89cd0a

Shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, dëmtohen rrjetet nëntokësore, rrezikohet jeta e këmbësorëve

December 8, 2025
1 minut lexim

Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht.

Ngjarja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe karrexhatën e rrugës.

Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

Aksi Pogradec–Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes sa i përket aksidenteve rrugore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studime te reja ne psikologji hedhin drite mbi misterin e deja vu se 6936de1574174
Lajmi i mëparshëm

Studime të reja në psikologji hedhin dritë mbi misterin e deja vu-së

chivu edhe pa salah un liverpooli mbetet skuader e fuqishme 6936f116df3c1
Lajmi i radhës

​Chivu: Edhe pa Salah-un, Liverpooli mbetet skuadër e fuqishme

Të fundit nga

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

Gjakovarët shpresojnë se më 2026 do të krijohen kushte e mundësi më të mira në planin ekonomik. 2025-ta, viti që po e lëmë pas, për qytetarët e Gjakovës nuk ka qenë edhe
ShkoLartë