Shembet dheu në rrjetin kryesor të Lubotenit, tri fshatra të Kaçanikut mbesin pa ujë

November 18, 2025
1 minut lexim

Tri fshatra të Kaçanikut do të mbesin pa furnizim me ujë shkaku i shembjes së dheut në rrjetin kryesor të Lubotenit.

Lagjja “Dushkaja” dhe fshatrat Bob, Kovaqec dhe Runjevë, do të kenë mungesë të ujit të pijshëm gjatë ditës.

Ndërprerja e ujësjellësit vjen si pasojë e shembjeve të dheut në pjesën ku është rrjeti kryesor i Lubotenit, nga edhe furnizohen konsumatorët e këtyre zonave.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë në terren dhe po punojnë në sanimin e këtij defekti që furnizimi me ujësjellës të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhej në një njoftim të “Bifurkacionit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maduro sulmi ndaj venezueles do te ishte fundi per trump 691c45c31a2ce
Lajmi i mëparshëm

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

bia khalifa dhe alba pollozhani kishin te njejtin te dashur 691c47d5d415f
Lajmi i radhës

Bia Khalifa dhe Alba Pollozhani kishin të njëjtin të dashur?

Të fundit nga

ShkoLartë