sheinbaum rreth 75 000 meksikane jane kthyer vullnetarisht nga shba ja 68811f5495fad

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

July 23, 2025
1 minut lexim

Pothuajse 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht në vendlindje nga Shtetet e Bashkuara në gjashtë muajt që kur Donald Trump nisi mandatin e dytë presidencial.

Kështu deklaroi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, më 23 korrik.

Pasi Trump mori detyrën e presidentit në janar, Qeveria meksikane nisi një program të quajtur “Meksika të përqafon”, duke ofruar mbështetje për bashkëvendësit që dëshirojnë të kthehen.

Kjo u bë pasi administrata Trump shtoi bastisjet, ndalimet dhe dëbimet e migrantëve që nuk kanë dokumente qëndrimi.

Sheinbaum tha se 45.000 qytetarë që kanë zgjedhur të kthehen kanë marrë një formë ndihme, pa dhënë detaje se për çfarë lloj ndihme bëhet fjalë.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Meksikës, rreth 12 milionë shtetas meksikanë jetojnë jashtë vendit, shumica dërrmuese në Shtetet e Bashkuara.

Të martën, Sheinbaum i bëri thirrje Uashingtonit të kthejë në atdhe meksikanët që rrezikojnë të përfundojnë në qendrat e ndalimit në SHBA, ku grupet për të drejtat e njeriut kanë raportuar se ata përballen me shkelje dhe trajtim jo të duhur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perditesimi i ri i windows 11 sjell nje game te gjere vecorish te inteligjences artificiale 68811f17b1652
Lajmi i mëparshëm

Përditësimi i ri i Windows 11 sjell një gamë të gjerë veçorish të inteligjencës artificiale

qeveria merr vendimin ndalohet dhenia e lejeve te ndertimit per pasurite private 688124402b023
Lajmi i radhës

Qeveria merr vendimin: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për pasuritë private…

Të fundit nga

ShkoLartë