Ruzhdi Shehu, kryetari aktual i Junikut, i cili po garon edhe për një mandat ka thënë se bujqësia është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të Junikut.
Ai ka treguar për punët që janë bërë në këtë sektor gjatë këtij mandati, teksa është zotuar për më shumë projekte në katër vitet e ardhshme.
“Bujqësia është një nga shtyllat kryesore për zhvillimim ekonomik të Junikut. Prandaj gjatë mandatit të parë qeverisës kemi ndërtuar rreth 6,500 metra kanale të ujitjes duke investuar rreth 325,000€.
Po ashtu kemi rehabilituar rreth 3,640 metra të kanalizimit në lagje të ndryshme të Junikut me një investim rreth 250,000€.
Në mandatin e dytë do të vazhdojmë edhe me shumë projekte tjera për bujqësinë e Junikut”, ka shkruar Shehu.
Burimi: botasot.info


