shehaj zbulon perplasjen spak ka ne shenjester edi ramen dy rastet e forta kur kryeministri kercenoi prokurorine e posacme 6920f7b5c7496

Shehaj zbulon përplasjen: SPAK ka në shënjestër Edi Ramën! Dy rastet e forta kur kryeministri kërcënoi Prokurorinë e Posaçme

November 22, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është nën shënjestrën e SPAK. Deputeti i “Mundësisë” theksoi se ka një vullnet dhe këmbëngulje të ndërkombëtarëve që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë.

“Ditën që do të shohim përplasjen mes SPAK dhe qeverisë, do të kuptojmë që drejtësia po vepron dhe nuk pyet për asnjë.

Nisi kur Rama tha guxoni të më merrni telefonin, aty ishte fillimi i përplasjes që ka ndodhur në heshtje deri tani.
Para pak ditësh Rama tha që kanë marrë peng Veliajn, që është një akuzë shumë e rëndë ndaj SPAK-ut.

Drejtësia ka vetëm një mundësi për të luftuar korrupsionin, të shkojë tek Rama. Për këtë jam i bindur.
Ka një vullnet dhe këmbëngulje ndërkombëtare që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë.”
-tha Shehaj.

Më tej, kreu i Partisë Mundësia nënvizoi se është kundër një qeverie teknike ndërsa shtoi se ajo që është e nevojshme, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Absolutisht jo, sepse nuk jemi gati të ulemi apo të bëhemi pjesë me askënd. Me këta politikanë të korruptuar me të cilët të krijojmë qeveri. Duam që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, kush është më i zoti të marrë më shumë vota. Nëse duan qeveri tranzitore ta gëzojnë.”-tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cndodhi ne miss universe ne tajlande perfaqesuesja e shqiperise nuk shfaqet ne finale 6920e511788e7
Lajmi i mëparshëm

Ç’ndodhi në Miss Universe në Tajlandë? Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk shfaqet në finale

tifozet e barcelones po bejne gati nje pritje te ashper per yllin e athletic clubit 6920f8135db3a
Lajmi i radhës

Tifozët e Barcelonës po bëjnë gati një pritje të ashpër për yllin e Athletic Clubit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë