shehaj takim me perfaqesuesit e osbe se 69060d19deba3

Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së

November 1, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.

Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.

“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.

Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne ekonomine e ujerave filiali gostivar drejtoresha e rrahu punetoren 69060bb0e71af
Lajmi i mëparshëm

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

kritikat per kapitenin 69060d758c664
Lajmi i radhës

Kritikat për kapitenin

Të fundit nga

ShkoLartë