shehaj shpallet i pafajshem per shpifje denohet vetem per fyerje ndaj adriatik lapajt 69709e593c30e

Shehaj shpallet i pafajshëm për shpifje, dënohet vetëm për fyerje ndaj Adriatik Lapajt

January 21, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje për deklaratat publike, ku akuzonte Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.

Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën prej 300 mijë lekësh.

Në vendim theksohet se akuzat e Shehajt nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Gjykatës së Posaçme, i gjyqtarit Erjon Çela, do të ankimohet nga palët në apelin pranë GJKKO-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rosie huntington whiteley shkelqen ne premieren e filmit te ri te jason statham 69708bb2325b4
Lajmi i mëparshëm

Rosie Huntington-Whiteley shkëlqen në premierën e filmit të ri të Jason Statham

interi deshiron emiliano martinezin 69709eb909ce9
Lajmi i radhës

Interi dëshiron Emiliano Martinezin

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë