Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje për deklaratat publike, ku akuzonte Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.
Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën prej 300 mijë lekësh.
Në vendim theksohet se akuzat e Shehajt nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.
Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Gjykatës së Posaçme, i gjyqtarit Erjon Çela, do të ankimohet nga palët në apelin pranë GJKKO-së.
Burimi: botasot.info


