shehaj rama i shpall lufte spak ut arma e fundit per te shpetuar veten dhe belinden 6920873553f49

Shehaj: Rama i shpall luftë SPAK-ut. Arma e fundit për të shpëtuar veten dhe Belindën…

November 21, 2025
min lexim

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Kryeministrit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është përplasja përfundimtare e Edi Ramës me Prokurorinë e Posaçme SPAK, përpara se kjo e fundit të hetojë edhe kreun e Qeverisë Shqiptare.

Në një video mesazh kreu i Mundësia, Shehaj thekson se Edi Rama do ta përdorë Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij, njësoj siç bëri në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn. Kjo është përplasja përfundimtare”.

Për Agron Shehajn, përplasja e fundit e Ramës me SPAK tregon se organi i hetimit është i pavarur në ushtrimin e funksionit të tij dhe se nuk do të vonojë dita kur para drejtësisë të dalë edhe Kryeministri i vendit.

“Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.

Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.

Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë. Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.

Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama” theksoi Shehaj duke nënvizuar se “ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë”.

Të premten e 21 nëntorit, një ditë pasi SPAK pezulloi nga funksionet e saj Belinda Ballukun dhe i bllokoi pasaportën me arsyetimin se mund të rrezikonte prishjen e provave dhe të arratisej, Qeveria e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtepia e barit ne australi elvis pupa dhe bashkeshortja reagojne me ironi ne rrjete sociale 6920749255dc2
Lajmi i mëparshëm

‘Shtëpia e barit’ në Australi, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë me ironi në rrjete sociale

bajrami ishte me i shpejti ne eliminatore me 34 18 km h 69208795a31ad
Lajmi i radhës

Bajrami ishte më i shpejti në eliminatore me 34.18 km/h

Të fundit nga

ShkoLartë