shefja e unmik vizite ne bruksel takon emisarin sorensen dhe te tjere i jep mbeshtetje dialogut kosove serbi 686811e36d2d5

Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi

July 4, 2025
1 minut lexim

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka zhvilluar takime të rëndësishme në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në mesin e takimeve, Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, si dhe me raportuesin e përhershëm për Serbinë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe raportuesin për Kosovën, Riho Terras.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, ndërsa Ziadeh theksoi edhe një herë mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi:

SRSG Caroline Ziadeh zhvilloi takime produktive në Bruksel, përfshirë me z. Peter Sørensen, Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, z. Tonino Picula, Raportuesin e Përhershëm të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Serbinë, dhe z. Riho Terras, Raportuesin e Përhershëm të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Kosovën. Ajo diskutoi zhvillimet më të fundit dhe rikonfirmoi mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

real madrid ka gati planin per te bere goditjen me te bujshme 686811e014dfd
Lajmi i mëparshëm

Real Madrid ka gati planin për të bërë goditjen më të bujshme

si do te duket aeroplanmbajtesja e pare turke me e madhja nder vendet evropiane 6868130bcc61f
Lajmi i radhës

Si do të duket aeroplanmbajtësja e parë turke – më e madhja ndër vendet evropiane

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë