shefja e bankes qendrore europiane pa emigrantet europa nuk ka te ardhme 68ab8945f1b3f

Shefja e Bankës Qendrore Europiane: Pa emigrantët, Europa nuk ka të ardhme

August 24, 2025
1 minut lexim

Drejtoresha e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, paralajmëron se ekonomia e Europës nuk do të mund të zhvillohet pa emigrantë.

Në një fjalim të mbajtur në Wyoming të SHBA, Lagarde theksoi se emigrantët kanë luajtur një rol kyç në ruajtjen e rritjes ekonomike dhe të vendeve të punës në eurozonë gjatë krizave të fundit, si ajo e energjisë dhe inflacionit të lartë.

Ajo vuri në dukje se emigrantët, edhe pse përbënin vetëm 9% të fuqisë punëtore në vitin 2022, kanë kontribuar në gjysmën e rritjes së saj gjatë tre viteve të fundit. Pa këtë kontribut, sipas saj, tregu i punës do të ishte në vështirësi të mëdha dhe prodhimi ekonomik më i ulët.

Gjermania dhe Spanja u përmendën si shembuj konkretë. Pa fuqinë punëtore të huaj, ekonomia gjermane do të ishte sot rreth 6% më e vogël, ndërsa rimëkëmbja e fuqishme e Spanjës i detyrohet në masë të madhe emigrantëve.

Lagarde shtoi se emigracioni ka ndihmuar gjithashtu në zbutjen e pasojave të plakjes së popullsisë dhe të rënies së lindshmërisë, si dhe në balancimin e prirjes për uljen e orëve të punës. Kjo ka bërë që bizneset të rrisin prodhimin dhe të lehtësojnë presionin inflacionar, edhe pse pagat nuk janë rritur në të njëjtën masë me çmimet.

Megjithatë, Lagarde nuk e anashkaloi dimensionin politik të çështjes. Ajo pranoi se presionet politike dhe sociale, sidomos për shkak të rritjes së partive të ekstremit të djathtë, po ndikojnë në vendimmarrjet për kufizimin e emigracionit, siç po ndodh në Gjermani dhe Itali.

“Emigracioni mund të jetë zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore në një Europë që po plaket, por zhvillimet politike mund të kufizojnë këto flukse”, paralajmëroi ajo.

Në fund, Lagarde paralajmëroi se Europa nuk duhet të vetëkënaqet me situatën aktuale të mirë në tregun e punës, pasi rreziqet nga ndryshimet demografike, reagimet politike dhe ndryshimet në mënyrën e të punuarit vazhdojnë të përbëjnë kërcënim serioz për të ardhmen ekonomike të kontinentit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lavrov zelensky nuk eshte me perfaqesues legjitim i ukraines reagon kievi pretendime absurde 68ab87938f642
Lajmi i mëparshëm

Lavrov: Zelensky nuk është më përfaqësues legjitim i Ukrainës! Reagon Kievi: Pretendime absurde

muhamed elmazi nis pergatitjet per garen ne saraj strategjia e fitores po ndertohet 68ab8ab5b0e8c
Lajmi i radhës

Muhamed Elmazi nis përgatitjet për garën në Saraj: “Strategjia e fitores po ndërtohet”

Të fundit nga

ShkoLartë