shefi i zyres se be se takohet me osmanin flasin per bllokaden politike dhe hapat e metejme 687e4331ef596

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë

July 21, 2025
1 minut lexim

Presidentja Osmani e ka pritur të hënën në takim shefin e Zyrës së BE;së në Kosovë estonezin Aivo Orav.

Sipas një njoftimi t lëshuar nga Presidenca dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.

“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian” theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Njoftimi i plotë

Presidentja Osmani priti në takim, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

edhe atletet nisin garat ne eyof shkupi 2025 687e42f63ba88
Lajmi i mëparshëm

Edhe atletët nisin garat në EYOF Shkupi 2025

aeroplanet luftarake te norad it tregojne muskujt prane kufirit rus 687e44220efa9
Lajmi i radhës

Aeroplanët luftarakë të NORAD-it tregojnë ‘muskujt’ pranë kufirit rus

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë