shefi i zyres se be se dezinformimi ne gjuhen shqipe perhapet ne rrjete sociale ndersa ne gjuhen serbe ne media 692757609ef53

Shefi i Zyrës së BE-së: Dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet në rrjete sociale, ndërsa në gjuhën serbe në media

November 26, 2025
1 minut lexim

Kreu i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në fjalën e tij tha se Kosova “mbetet e ndjeshme ndaj manipulimeve”, por edhe, sipas tij, “ndaj ndërhyrjeve përmes dezinformimit në çështjet politike dhe të sigurisë”.

Dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova është në vendin e 40-të nga 41 vende në Indeksin Evropian të Njohurive Mediatike, i cili, siç specifikoi ai, pasqyron “nivelin e dobët të ndërgjegjësimit të institucioneve rreth njohurive mediatike”.

“Në të gjithë Evropën dhe më gjerë, dezinformimi kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të përfitojë nga përçarjet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Bazuar në gjetjet e ‘hybrid.info’, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet më shumë në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjeve…” tha Orav.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anulon fluturimin drejt stambollit kombetarja shqiptare e vajzave rrezikon miqesoret me turqine 692757556aae3
Lajmi i mëparshëm

Anulon fluturimin drejt Stambollit, Kombëtarja shqiptare e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë

12 ore rezistence policise ne puke zbulohet e shkuara e erret e erzen ukes u denua per thirrje terroriste dhe municion luftarak 69275803bb644
Lajmi i radhës

12 orë rezistencë policisë në Pukë/ Zbulohet e shkuara e errët e Erzën Ukës, u dënua për thirrje terroriste dhe municion luftarak

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë