shefi eshte vuciq ramadani zberthen rolin e radoiciqit ne sulmet ndaj kosoves 69230e830b713

“Shefi është Vuçiq” – Ramadani zbërthen rolin e Radoiçiqit në sulmet ndaj Kosovës

November 23, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeinspektori i AKI-së dhe analisti i sigurisë, Burim Ramadani, ka publikuar një reagim ku rikujton zhvillimet që nga arratisja e Milan Radoiçiqit, duke e cilësuar atë “kryeterroristin e mbështetur nga Serbia” dhe duke theksuar se ai nuk ka qenë i lirë në Kosovë që nga fundi i vitit 2018.

Ramadani rikujton se më 23 nëntor 2018, tre javë para votimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, njësitë speciale të Policisë së Kosovës bastisën banesën e Radoiçiqit, por ai kishte ikur pak para aksionit.

“Kurrë më nuk u kthye i lirë në Kosovë. Erdhi, të paktën, dy herë maleve,” shkruan Ramadani.

Sipas tij, ardhja e parë ishte më 4-5 korrik 2022, kur Radojçiq publikoi një video kërcënuese dhe u largua sërish pa u kapur.

Ardhja e dytë, sipas Ramadanit ishte më 24 shtator 2023, kur ai udhëhoqi rreth 90 persona të armatosur në sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Iku nga aty maleve, nën snajperin e shtetit të Kosovës,” theksoi Ramadani.

Ai shton se, ndonëse shpesh është prezantuar si organizator kryesor i strukturave kriminale në veri, Radoiçiq nuk ka qenë vendimmarrësi i nivelit më të lartë.

“Shefi i tij është Aleksandar Vuçiq, ndërlidhësi me Rusinë është Aleksandar Vulin, ndërsa Milan Radoiçiq është kryeterroristi në terren,” shkruan ai.

Ramadani përkujton gjithashtu se Radoiçiq është vendosur në Listën e Zezë të SHBA-së më 8 dhjetor 2021, ndërsa më 11 shtator 2024 është akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fia shkualifikon zyrtarisht piastrin dhe norrisin 69230e744a777
Lajmi i mëparshëm

 FIA shkualifikon zyrtarisht Piastrin dhe Norrisin

po leviz i armatosur si u pikas nga policia 23 vjecari ne bmw iu gjet arme ne shtepi lende narkotike 69230f26666f5
Lajmi i radhës

“Po lëviz i armatosur”, si u pikas nga policia 23-vjeçari/ Në “BMW” iu gjet armë, në shtëpi lëndë narkotike

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë