Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj Indisë në përgjigje të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse, tha Shtëpia e Bardhë.
“Për t’u marrë me emergjencën kombëtare të përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066, unë përcaktoj se është e nevojshme dhe e përshtatshme të vendoset një tarifë shtesë ad valorem për importet e artikujve të Indisë, e cila po importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë të Federatës Ruse”, thuhej në tekstin e urdhrit.
Të martën, Trump tha se SHBA do të “merr këtë vendim” në lidhje me sanksionet ndaj vendeve që blejnë naftë ruse pas bisedimeve midis të dërguarit special të SHBA-së Steve Witkoff dhe zyrtarëve rusë në Moskë.
Trump akuzon Nju Delhin se po përfiton nga rishitja e naftës ruse, raporton Anadollu.
Burimi: botasot.info


