shba trump i zhgenjyer nga zelensky nuk eshte gati per paqen 69372a74cc0e0

SHBA, Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk është gati për paqen

December 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të nënshkruajë propozimin e Shteteve të Bashkuara që i jep fund luftës në Ukrainë.

Trump ka kritikuar Zelenskyn pasi negociatorët amerikanë dhe ata ukrainas përfunduan tre ditë bisedime që synonin zgjidhjen e kontrasteve lidhur me propozimin e Uashingtonit.

Në një takim me gazetarët, Trump ka sugjeruar se lideri ukrainas nuk po lejon që negociatat të ecin përpara.

“Jam paksa i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e adhuron, por ai jo”, ka thënë Trump, i cili ka komentuar edhe qasjen e Rusisë.

“Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse edhe Zelensky është. Ai nuk është gati”, ka vijuar Trump.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka shprehur publikisht aprovimin për planin e Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar ai tha se disa pjesë të planit nuk ishin funksionale, edhe pse drafti origjinal anonte ndjeshëm në favor të Moskës.

Trump ka pasur një marrëdhënie sa të ngrohtë aq edhe të ftohtë me Zelenskyn që nga nisja e mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Disa herë ai ka argumentuar se lufta kishte harxhuar paratë e taksapaguesve amerikanë dhe ka vazhdimisht i ka bërë thirrje Kievit që t’i dorëzojë një pjesë të territorit Moskës, me qëllim fundin e luftës thuajse 4-vjeçare.

Nga ana e tij, Zelensky tha së fundmi se kishte pasur një bisedë telefonike “domethënëse” me zyrtarët amerikanë të angazhuar në bisedimet me delegacionin ukrainas në Florida.

“Ukraina është e vendosur të vijojë bashkëpunimin në mirëbesim me palën amerikane për të arritur paqen”, shkroi ai ditën e shtunë në rrjetet sociale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndoten tokat ne pogradec cahet diga e rezervuarit te cerraves katastrofe mjedisore ne disa zona 69372a0720b65
Lajmi i mëparshëm

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

europa kriset me shba ne takimi i zelenskyt ne londer gjermania del kunder nuk na bindin disa pika 69372c27332ba
Lajmi i radhës

Europa ‘kriset’ me SHBA-në/ Takimi i Zelenskyt në Londër, Gjermania del kundër: Nuk na bindin disa pika

Të fundit nga

Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës

Prej 9 ditësh, qytetarët në Prishtinë nuk kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë autobusët e Trafikut Urban për shkak të grevës. Kjo ka prekur edhe udhëtarët që paraprakisht kanë paguar bileta mujore. Megjithatë,
ShkoLartë