shba thote se hamasi po planifikon sulme ndaj civileve ne gaza 68f47a96554d9

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme ndaj civilëve në Gaza

October 19, 2025
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka “raporte të besueshme” se Hamasi po planifikon një sulm “të menjëhershëm” ndaj civilëve në Gaza, i cili sipas tij do të shkelte marrëveshjen e armëpushimit.

Një deklaratë e lëshuar të shtunën tha se një sulm i planifikuar kundër palestinezëve do të ishte një shkelje “e drejtpërdrejtë dhe e rëndë” e marrëveshjes së armëpushimit dhe “do të dëmtonte progresin e rëndësishëm të arritur nëpërmjet përpjekjeve të ndërmjetësimit”, shkruan BBC.

Departamenti i Shtetit nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin dhe është e paqartë se çfarë raportesh po citonte.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit është aktualisht në zhvillim e sipër – të gjithë pengjet e gjallë janë liruar dhe trupat e të ndjerëve ende po kthehen në Izrael.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fj cruiser i ri i toyota s mund te debutoje me 20 tetor 68f47a5298a7e
Lajmi i mëparshëm

FJ Cruiser i ri i Toyota-s mund të debutojë më 20 tetor

kru prishtina njofton banoret e kryeqytetit sot ne keto zona do te kete nderprerje te ujit 68f48171900e7
Lajmi i radhës

KRU Prishtina njofton banorët e kryeqytetit: Sot në këto zona do të ketë ndërprerje të ujit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë