shba te sulmojne anijet ne karaibe 6907d685c9e4f

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

November 3, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e Karaibeve. Lajmi u konfirmua nga sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, përmes një postimi në platformën X.



Hegseth bëri të ditur se operacioni u zhvillua me urdhër të presidentit Donald Trump dhe u drejtua kundër një mjeti lundrues që, sipas inteligjencës amerikane, ishte pjesë e një organizate të shpallur terroriste dhe po transportonte lëndë narkotike përgjatë një rruge të njohur trafiku.

“Tre persona të përfshirë në trafikun e drogës u vranë gjatë goditjes, ndërsa asnjë forcë amerikane nuk është lënduar”, bëri me dije Hegseth, ndërsa shtoi se sulme të tilla do të vijojnë.

Operacioni, i cili nisi në fillim të shtatorit, ka vrarë më shumë se 62 persona, përfshirë shtetas nga Venezuela dhe Kolumbia, dhe ka shkatërruar 14 anije dhe një gjysmë-nëndetëse.

Administrata Trump ka deklaruar se sulmet kanë në shënjestër trafikantët e drogës, por ende nuk kanë paraqitur publikisht ndonjë provë për të mbështetur pretendimet, gjë e cila është kritikuar gjerësisht si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Tensionet SHBA–Venezuelë janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, pasi administrata Trump akuzon disa nga zyrtarët më të lartë venezuelianë për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Këto akuza janë mohuar nga presidenti venezuelian, Nicolás Maduro.

Kjo është goditja më e fundit në kuadër të strategjisë së re të administratës Trump, e cila synon të trajtojë kartelat e drogës si organizata terroriste ndërkombëtare.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sediljet e mbuluara me gjak dhe njerez duke bertitur 11 te plagosur nga sulmi me thike ne nje tren ne britani reagojne kryeministri starmer dhe mbreti charles iii 6907d26bbc5b2
Lajmi i mëparshëm

Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III

artan abrashi merr mbeshtetjen e zafir berishes per prizrenin 6907d777d5404
Lajmi i radhës

​Artan Abrashi merr mbështetjen e Zafir Berishës për Prizrenin

Të fundit nga

ShkoLartë