shba te miratuan shitjen e disa sistemeve anti ajrore patriot ne danimarke 68b3e113ec0ef

SHBA-të miratuan shitjen e disa sistemeve anti-ajrore Patriot në Danimarkë

August 31, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e disa sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe armëve të tjera për aleatin e NATO-s, Danimarkën, e cila planifikon të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka aprovuar një marrëveshje me vlerë 8.5 miliardë dollarë (7.3 miliardë euro), që përfshin gjashtë lëshues, sisteme të radarit, sisteme drejtimi dhe raketa.

Danimarka dhe anëtarët e tjerë të NATO-s duan të furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara armatimi për të forcuar mbrojtjen e saj kundër sulmeve ruse.

Duke qenë se Danimarka nuk ka sisteme Patriot, ajo duhet t’i blejë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, Holanda ka blerë Patriote për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Kievi ka kërkuar disa herë në muajt e fundit sistemet Patriot nga aleatët perëndimorë për të mbrojtur më mirë qytetet e tij nga sulmet ajrore ruse.

Duke qenë se SHBA nuk është e gatshme të financojë furnizime shtesë të armëve për Ukrainën, partnerët e NATO-s blejnë sistemet amerikane dhe ua kalojnë forcat ukrainase. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analisti lista serbe po provokon me termin kuvendi i prishtines 68b3e0028fbf6
Lajmi i mëparshëm

Analisti: “Lista Serbe” po provokon me termin “Kuvendi i Prishtinës”

sot eshte datelindja e heroit bahri fazliu 68b3e7f49083a
Lajmi i radhës

​Sot është datëlindja e heroit Bahri Fazliu

Të fundit nga

ShkoLartë