shba sulmon iranin bombardohet qyteti me i rendesishem tregtar dhe detar ne hormuz 6a591a7238e3b

SHBA sulmon Iranin, bombardohet qyteti më i rëndësishëm tregtar dhe detar në Hormuz

July 16, 2026
1 minut lexim

Një tjetër sulm me raketa nga Shtetet e Bashkuara është raportuar pranë qytetit të Bandar Abbas, në jug të Iranit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.

Sipas raportimeve fillestare, raketat kanë goditur zona pranë qytetit strategjik portual, i cili konsiderohet qendra më e rëndësishme tregtare dhe detare e Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për viktimat apo përmasat e dëmeve të shkaktuara nga sulmi.

Më herët, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raportoi edhe për një tjetër sulm pranë ishullit Qeshm, ku një raketë amerikane goditi një zonë pranë ishullit më të madh të Iranit në Gjirin Persik.

Raportimet për sulmet bazohen në njoftimet e mediave shtetërore iraniane, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pensionisti vjen nga durresi cdo dite me autobus per tiu bashkuar protestes rama fatkeqesi per kombin tone do te ike shume shpejt 6a591a102f89b
Lajmi i mëparshëm

Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt!

davidi dhe korabi gati per hitin e veres 6a591b3f8a9a4
Lajmi i radhës

Davidi dhe Korabi gati për hitin e verës

Të fundit nga

ShkoLartë