shba sulmohet kongresmenia demokrate ndalohet agresori ne minneapolis 6979e0455e894

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

January 28, 2026
1 minut lexim

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerika, Ilhan Omar u shënjestrua mbrëmjen e së martës, 27 janar, gjatë një fjalimi në Minneapolis, nga një burrë që e spërkati me një lëng të paidentifikuar, duke përdorur një shiringë. Agresoi u bllokua menjëherë nga rojet e sigurisë, dhe u shoqërua jashtë mjediseve ku zhvillohej takimi, ndërsa Omar, një objektiv i shpeshtë i sulmeve të Presidentit Donald Trump, vazhdoi fjalimin e saj, duke deklaruar: “Ne mbetemi të palëkundur përballë çdo gjëje që mund të na hedhin”.



Ndërsa politikania e krahut të majtë fliste nga një foltore, burri doli përpara dhe përdori shiringën për ta spërkatur me lëng. “Siguria dhe policia e Minneapolis arrestuan shpejt individin, i cili tani është në paraburgim”, tha zyra e Omar në një deklaratë. “Kongresmenja është mirë. Ajo vazhdoi tubimin e saj publik sepse nuk do t’i lërë ngacmuesit të fitojnë”. Eventi u mbajt në qytetin e saj të lindjes, Minneapolis, i cili është tronditur për javë të tëra nga operacionet e zbatimit të ligjit për imigracionin dhe vdekjet e dy personave që protestonin kundër tyre.

“Do të vazhdojmë, ata nuk do t’ia dalin mbanë me këtë,” deklaroi Omar menjëherë pas sulmit. “Duhet të shfuqizojmë një herë e mirë, zbatimin e këtyre ligjeve për imigracionin,” i kishte thënë ajo më parë turmës, duke shtuar se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem “duhet të japë dorëheqjen”.

Ilhan Omar, një figurë e shquar e së majtës amerikane me origjinë somaleze, ka qenë prej kohësh një shënjestër e së djathtës amerikane, veçanërisht të Trumpit. Presidenti e përmendi atë përsëri të martën në një fjalim në Ioëa: “Ajo vjen nga një vend që është një katastrofë, nuk është as një vend, sinqerisht,” tha manjati, i cili ka intensifikuar sulmet e tij ndaj Somalisë për muaj të tërë.

Për televizionin ABC, Presidenti Donald Trump tha se Omar ishte “një mashtruese” dhe se kishte qenë ajo vetë që kishte organizuar sulmin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

imuniteti i ballukut shtyhet pa afat mbledhja e keshillit te mandateve 6979df2bc0f96
Lajmi i mëparshëm

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

evropa me shkallen me te larte te pirjes se duanit ne bote ballkani kryeson me dyfish shifra me te larta nga vendet e evropes perendimore 6979e090e8faf
Lajmi i radhës

Evropa me shkallën më të lartë të pirjes së duanit në botë – Ballkani kryeson me dyfish shifra më të larta nga vendet e Evropës Perëndimore

Të fundit nga

VLEN: Llaskarca merr frymë të re

Ujësjellësi, kanalizimi dhe rrugët nuk janë thjesht projekte, ato janë jetë, janë kushtet elementare që përcaktojnë dinjitetin e çdo familjeje dhe mirëqenien e çdo vendbanimi. Pa ujë të pastër, pa menaxhim të

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një
ShkoLartë