shba sulm me thike ne nje supermarket plagosen 11 persona ne michigan 6885face35a06

SHBA/ Sulm me thikë në një supermarket, plagosen 11 persona në Michigan!

July 27, 2025
1 minut lexim

Një burrë ka plagosur me thikë 11 persona, të cilët ishin klientë të rastësishëm në një supermarket Walmart në Traverse City, Michigan.



Ngjarja ka krijuar panik dhe tmerr, ndërkohë që siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, autori është arrestuar nga policia, falë ndërhyrjes së disa qytetarëve që arritën ta neutralizonin para se të përshkallëzonte masakrën.

Sherifi i qarkut, Michael D. Shea, tha se “qytetarët i dhanë fund këtij sulmi brutal”.

Të plagosurit janë dërguar në Munson Medical Center dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Dëshmitarët flasin për skena tronditëse. “Gjaku rridhte kudo dhe njerëzit ulërinin,” tha një prej klienteve.

Autori u pa duke vrapuar nëpër korridore dhe duke goditur njerëzit njëri pas tjetrit, derisa u ndalua me forcë nga qytetarët. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa policia ka kërkuar që banorët të shmangin zonën.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flaket ne jug nderhyrjet nga ajri niset nga italia avioni zjarrfikes canadair 6885f9a1dd50d
Lajmi i mëparshëm

Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair

marshi i 16 te per tragjedine e kocanit familjaret ankohen se procedura per drejtesi po zvarritet 6885fb45570ad
Lajmi i radhës

Marshi i 16-të për tragjedinë e Koçanit, familjarët ankohen se procedura për drejtësi po zvarritet

Të fundit nga

ShkoLartë