shba sot feston diten e pavaresise 68676a4d6225e

SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë

July 4, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deshmia e rralle e ish te denuarit politik kur punoja ne minierat e spacit hysen gjuta me tregoi per historine e arratise se bujshme nga rinasi ku 6867692293780
Lajmi i mëparshëm

Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik: Kur punoja në minierat e Spaçit, Hysen Gjuta, më tregoi për historinë e arratisë së bujshme nga Rinasi, ku…

mot me diell dhe shume nxehte temperatura do te arrije deri ne 40 grade 68676d5977c6d
Lajmi i radhës

Mot me diell dhe shumë nxehtë, temperatura do të arrijë deri në 40 gradë

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë