shba pezulloi shqyrtimin e vizave per shqiperine dhe kosoven zedhenesi i dash emigrantet sdo pasurohen nga amerikanet 6967f186d4211

SHBA pezulloi shqyrtimin e vizave për Shqipërinë dhe Kosovën/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara pezulluan shqyrtimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete, përfshirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott deklaroi:

“Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po i jep fund abuzimit të sistemit të migrimit të Amerikës nga ata që synojnë të pasurohen nga populli amerikan”.

Administrata e Trumpit ka ndërmarrë veprime për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe Departamenti për Punë të Brendshme tha muajin e kaluar se administrata amerikane ka dëbuar më shumë se 605.000 persona dhe 2.5 milionë të tjerë janë larguar vullnetarisht.

Vendimi i fundit nuk prek vizat turistike, biznesore apo vizat tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbrazet palestra shani nushi rinis ndeshja 6967f0d66132d
Lajmi i mëparshëm

Zbrazet palestra ”Shani Nushi”, rinis ndeshja

mungesa e cipave do te coje ne rritje te cmimeve te telefonave inteligjente ne vitin 2026 6967f1aef38f9
Lajmi i radhës

Mungesa e çipave do të çojë në rritje të çmimeve të telefonave inteligjentë në vitin 2026

Të fundit nga

Monaco merr një vendim për Pogban

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke përjashtuar Paul Pogban nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve. Mesfushori francez ka pasur një sezon tejet të vështirë, pasi deri më
ShkoLartë