shba nxenesit flasin pas sulmit shoku me shpetoi jeten ai u qellua ne shpine 68af82031a6a5

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

August 28, 2025
1 minut lexim

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një 23-vjeçari nisi të qëllonte me breshëri plumbash drejt tyre.



Të vegjëlit nxituan të fshiheshin në stolat e kishës, teksa luteshin që tmerri që po përjetonin të mbaronte.

Shoku im më shpëtoi jetën”, rrëfen i tronditur një 10-vjeçar, që i shpëtoi plumbave. “Ishim dy vende larg dritares. Viktori u shtri sipër meje dhe u godit në shpinë. E dërguan në spital, u frikësua shumë për të, tani mendoj se është mirë”, tha Weston Halsne për gazetarin e CBS Minnesota.

Ai tregoi se u fshehën në stolat e kishës dhe më pas në palestër, derisa u thanë se janë të sigurt. “Kisha frikë se nuk do ta shihja më nënën”, shtoi i mituri, teksa e ëma e priste jashtë shkollës.

Robin Westman, 23 vjeç, qëlloi me breshëri plumbash duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shoku me shpetoi jeten ai u qellua ne shpine nxenesi i shkolles katolike ne minneapolis rrefen momentet e tmerrit kisha frike se nuk do e shihja me mamin 68af7ddc77429
Lajmi i mëparshëm

“Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë”, nxënësi i shkollës katolike në Minneapolis rrëfen momentet e tmerrit: Kisha frikë se nuk do e shihja më mamin

burre linde burre jetove burre shkove me keto fjale e kujton i vellai atdhetarin ilmi ramadani 68af82fa0427d
Lajmi i radhës

​”Burrë linde, burrë jetove, burrë shkove” – më këto fjalë e kujton i vëllai atdhetarin Ilmi Ramadani

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë