shba ndryshon plan per gazen ushtria amerikane planifikon ta ndaje ne disa zona organizatat humanitare skemi dijeni 6917a4482e692

SHBA ndryshon plan për Gazën/ Ushtria amerikane planifikon ta ndajë në disa zona, organizatat humanitare: S’kemi dijeni

November 14, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë ndarjen afatgjatë të Gazës në një “zonë të gjelbër” nën kontrollin ushtarak izraelit dhe ndërkombëtar, ku do të nisë rindërtimi, dhe një “zonë të kuqe” që do të lihet në rrënoja.

Forcat e huaja fillimisht do të vendosen krah ushtarëve izraelitë në lindje të Gazës, duke e lënë enklavën e shkatërruar të ndarë nga “vija e verdhë” që aktualisht kontrollohet nga Izraeli, sipas dokumenteve të planifikimit ushtarak amerikan të siguruara nga “The Guardian” dhe burimeve të informuara për planet amerikane.

Washingtoni ka ndryshuar disa herë qasjen për të ardhmen e enklavës, përfshirë braktisjen e modelit të kampeve të rrethuara për palestinezët, të quajtura “komunitete alternative të sigurta”. Zyrtarë amerikanë kanë pranuar se planifikimi është “shumë dinamik” dhe se vetëm pak njerëz kanë qasje të plotë në fazat vendimmarrëse.

Në qendër të planit është krijimi i një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit, e paracaktuar në planin 20-pikësh të Donald Trumpit. SHBA-ja shpreson që një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratohet së shpejti, duke hapur rrugën për angazhime ushtarake nga shtetet partnere.

Po ashtu, rindërtimi në “zonën e gjelbër” shihet nga SHBA-ja si mënyrë për të nxitur palestinezët të migrojnë vullnetarisht drejt saj, ndërsa “zona e kuqe” mbetet e mbingarkuar me mbi 2 milionë banorë, pa strehim adekuat dhe me kufizime të rënda në dërgesat e ndihmave. Nevoja për rindërtim është urgjente, me më shumë se 80% të shtëpive në Gaza të dëmtuara ose të shkatërruara nga lufta, përfshirë pothuajse të gjitha shkollat dhe spitalet, sipas të dhënave të OKB-së.

Organizatat humanitare, të cilat kanë ngritur shqetësime të mëdha për modelin, kanë thënë të premten se nuk janë njoftuar ende për ndryshimin e planit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be shqyrton trajnimin e 3 000 policeve palestineze per gazen 6917a293f07a1
Lajmi i mëparshëm

BE shqyrton trajnimin e 3.000 policëve palestinezë për Gazën

maduro trumpit duam paqe ne te gjithe ameriken jo nje libi apo afganistan tjeter 6917a8829b075
Lajmi i radhës

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë