shba miraton shitjen e pare te armeve tajvanit 691770431d86d

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

November 14, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet në janar, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Tajvanit.



Uashingtoni mbetet mbështetja më e fortë e Tajvanit, ndërsa Kina pretendon sovranitet mbi të.

Pekini pohon se ishulli është pjesë e territorit dhe ka kërcënuar të përdorë forcën për ta rikthyer atë nën kontrollin e tij.

“Kjo është hera e parë që administrata e re e presidentit Trump ka njoftuar një shitje armësh Tajvanit”, deklaroi ministria, pasi Departamenti i Shtetit i amerikan miratoi shitjen e armëve.

“Tajvani kishte kërkuar komponentë jostandardë, pjesë këmbimi dhe aksesorë si dhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve ‘F-16’, ‘C-130’ dhe ‘Indigenous Defense Fighter’ (IDF)”, sipas një deklarate të publikuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti tajvanez, Lai Ching-te është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake, ndërsa Kina vazhdon presionin e saj ushtarak rreth ishullit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria zvicerane merr kete vendim per tarifat amerikane 69176a578c3b0
Lajmi i mëparshëm

​Qeveria zvicerane merr këtë vendim për tarifat amerikane

parashikimi i motit per vikend 69177130c71ca
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për vikend

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë