shba mbyll debatin as ndarje as ndryshim kufijsh per kosoven ja mesazhi i salihajt 69468bdf00990

SHBA mbyll debatin: As ndarje, as ndryshim kufijsh për Kosovën – ja mesazhi i Salihajt

December 20, 2025
1 minut lexim

Adem Salihaj, ka reaguar pas deklarimeve që lidhen me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj integritetit territorial të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur mesazhin e dhënë përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, duke theksuar se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës dhe se nuk ka vend për ndryshim kufijsh apo ndarje territoriale, një zhvillim që, sipas tij, përbën lajm të mirë për të gjithë ata që e duan shtetin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mjaft është mjaft, veriu është Kosovë, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndryshim kufinjësh, doli dhe tha Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare.

Neve që e duam Kosovën, na bëhet zemra mal. Ka të tjerë që do të dëshpërohen, sepse e kanë shpresuar të kundërtën, që Presidenti Trump të dalë e të thotë “Mjaft është mjaft, veriu s’është Kosovë”.

Urime Kosovë, vetëm lajme të mira po vijnë për ty!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

musk fiton te drejten e aksioneve ne vlere te 139 miliarde dollareve te tesles 69468bb223e12
Lajmi i mëparshëm

Musk fiton të drejtën e aksioneve në vlerë të 139 miliardë dollarëve të Teslës

a po e provokon putin erdoganin edhe nje dron rus bie ne turqi 69468bf5f0589
Lajmi i radhës

A po e provokon Putin, Erdoganin – Edhe një dron rus bie në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë