shba kerkon dialog pa asnje kusht paraprak me korene e veriut 69a1ddc455edf

SHBA kërkon dialog pa asnjë kusht paraprak me Korenë e Veriut

February 27, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për dialog me Korenë e Veriut pa asnjë kusht paraprak, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Yonhap që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.



Ky qëndrim i Uashingtonit vjen në kohën kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, këtë javë tha se nuk ka arsye për marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në nëse Uashingtoni ndalon, siç tha ai, “politikën armiqësore” ndaj vendit të tij.

Kim mbylli një kongres disa-ditor të Partisë së Punëtorëve të Koresë, ku prezantoi objektivat politike dhe ushtarake për pesë vitet e ardhshme.

Në fjalimin e tij, ai përsëriti refuzimin e negociatave me Seul-in zyrtar, por la dyert hapur për bisedime me Uashingtonin – me kushtin që SHBA-të ta njohin Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore.

Në të kaluarën, zyrtarët verikoreanë kanë refuzuar ofertat amerikane për denuklearizim (shpërbërje të armëve bërthamore), duke nënvizuar se janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet vetëm nëse Shtetet e Bashkuara heqin kërkesat për dorëzimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump gjatë mandatit të parë u takua tre herë me Kim Jong-un në përpjekje për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut, por këto samite nuk sollën një rezultat përfundimtar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ambasadori turk ulusoy viziton dibren kryetari mela dibres i hapet ura drejt turqise per zhvillim te perbashket 69a1dd61d45b0
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori turk Ulusoy viziton Dibrën, kryetari Mela: Dibrës i hapet ura drejt Turqisë për zhvillim të përbashkët

znam kerkon uljen e numrit te deputeteve nga 120 ne 90 69a1e3c211b77
Lajmi i radhës

ZNAM kërkon uljen e numrit të deputetëve, nga 120 në 90

Të fundit nga

ShkoLartë